Ndoshta keni qenë të pafatë, duke kaluar Krishtlindjen i sëmurë apo mund të ketë ndikuar edhe festimi i tepërt që të mos ndiheni mirë.
Cilado të jetë arsyeja, nëse nuk ndiheni mirë ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë.
Supa e pulës zakonisht preferohet kur ndiheni i sëmurë.
Por, nutricistja Rhiannon Lambert ka treguar për “The Sun” se ka disa ushqime tjera që mund t’i japin shtytje imunitetit tuaj.
“Nuk ka ndonjë ushqim të vetëm apo suplement që të ofron mbrojtje nga sëmundjet e shkaktuara nga bakteret, viruset apo faktorët tjerë”, ka thënë Lambert.”Por, duke konsumuar disa lloj të ushqimeve që ulin inflamacionin dhe rrisin aktivitetin antiokdisdues sigurisht i ndihmon sistemit tuaj imunitar”.
Nga jogurti deri te hudhra, janë disa grupe të ushqimeve që ju ndihmojnë kur të jeni sëmurë.