Sport

Zyrtare: Andy Robertson do të largohet nga Liverpool në fund të edicionit

Andy Robertson do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, kur kontrata e tij skadon në verë, ka njoftuar klubi.Në një video ku njoftonte vendimin e tij, Robertson tha:

“Mendoj se tani është koha që unë të ec përpara”

Mbrojtësi shtoi: “Nëntë vitet do t’i kujtoj me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.”Ai ka bërë 373 paraqitje për Liverpoolin dhe ka fituar gjithsej nëntë trofe ndërsa luan në Anfield.

“Koha për të dhënë lamtumirën emocionale dhe për t’u thënë tifozëve dhe njerëzve të lidhur me këtë klub se çfarë nënkuptojnë ata për mua, kjo do të vijë drejt fundit. Nuk mendoj se jam ende plotësisht gati për këtë. Ju dua,” ka përfunduar Robertson.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button