Magazina
Zbulohen detaje për dasmën e Dua Lipës?
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kësaj radhe për jetën e saj private.
Po qarkullojnë informacione se ceremonia e dasmës mund të mbahet këtë vit në Palermo, në rajonin e Sicilisë.
Mediat lokale e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo përfaqësuesit e saj.