BallinaLajme

Vrasja në Fushticë të Drenasit, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fushticë të Ulët të Drenasit, shkruan GazetaDemos.

Një person është plagosur me armë zjarri, ku si pasojë ka vdekur nga plagët e marra.

Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një person (mashkull) të plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka thënëAhmeti.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, po zhvillohen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Back to top button