Lajme

Vendimin i Gjykatës Kushtetuese për tokën komunale në Graçanicë, reagon ministri Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë.

“Sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me kënaqësi të veçantë mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi si të ligjshëm dhe në përputhje me Kushtetutën vendimin e Qeverisë për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë. Ky është një konfirmim i qartë se kur vendimet ndërtohen mbi bazë ligjore dhe në interes publik, ato qëndrojnë.
Ky vendim i hap rrugë realizimit të një projekti me rëndësi të jashtëzakonshme sociale: ndërtimit të qendrës për fëmijët me autizëm dhe sindromën Doën, si dhe shtëpisë së pleqve – një donacion që prek drejtpërdrejt jetën dhe dinjitetin e qytetarëve tanë më në nevojë. Për këtë falenderoj në veçanti organizatën “Jetimat e Ballkanit” dhe z.Halil Kastrati.
Në këtë frymë, bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore, mbi bazën e interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duhet të jetë rregull, jo përjashtim. Vetëm kështu ndërtojmë një shtet funksional, solidar dhe të drejtë për të gjithë” shkruan Krasniqi në njoftim

Artikuj të ngjashëm

Back to top button