Lajme

Varroset në Mekë haxhiu Adnan Arifi

U varros në Mekë haxhiu Adnan Arifi, shkruan Demos.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

NJOFTIM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.

Pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta pranojë haxhin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda.

“Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button