Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Konflikti mes dy personave degradoi në përdorimin e armëve.
Sipas Abc, polici që qëlloi me armë zjarri djalin e kryeplakut të Kaninës është Lisjan Myrtaj.
Raportohet se sherri ka ndodhur për një vajzë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa një prej plumbave ka thyer xhamin e Benzit në pronësi të kryeplakut të Kaninës, i cili në atë moment drejtohej nga djali i tij 24-vjeçar Juxhino Aliaj.