Tragjedia në Shkodër, sot u jepet lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve të mitur
Shkodra përcjell sot për në banesën e fundit nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës.
Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3 vjeç dhe Anuari 1 vjeç, të cilët humbën jetën në zjarrin tragjik të së mërkurës në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, do të përcillen sot për në banesën e fundit.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domnit.
Pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet te “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët./TCh/