Lajme
Dyshimet për varrezë masive – U.D. Presidentja, Albulena Haxhiu shkon në Zubin Potok për vizitë
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkuar sot për vzitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të cilin janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.
Lidhur me këtë zbulim të varrezës masive, janë arrestuar dy serbë, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.