BallinaLajme

Thaçi flet nga Haga: Prindërve ua kam borxh jetën

Hashim Thaçi në një intervistë nga Haga në Rubikon ka folur për rastin e vdekjes së babait të tij, shkruan Demos.

Ai e ka kujtuar fëmijërinë e tij dhe raportet me prindërit e tij në Burojë.

“Prindërve ua kam borxh jetën, ngase me dhanë diçka”, tha mes tjerash Thaçi.

Ai e ka kujtuar vizitën e fundit që ka pasur në Kosovë dhe që sipas tij kishin filluar të ndiheshin më të lodhur.

Ish-presidenti e ka zbuluar edhe një moment, për ditën e pavarësisë, kur babai i tij e kishte pyetur se kur po kryhet pavarësia, e që i ka mbetur si peng ngase nuk ia kishte treguar datën e sakt.

Back to top button