Apple ka prezantuar sonte gjeneratën e re të produkteve, duke sjellë disa prej ndryshimeve më të mëdha në historinë e kompanisë. Në qendër të vëmendjes ishin iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe surpriza e madhe – iPhone Duo.
Eventi i Apple ka sjellë gjithashtu gjeneratën e re të AirPods 5 dhe modelet e reja të Apple Watch, me kompaninë që synon të forcojë edhe më shumë ekosistemin e saj.
iPhone 18 Pro dhe Pro Max
Modelet iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max vijnë me çipin e ri A20 Pro, performancë më të lartë dhe përmirësime të rëndësishme në sistemin e kamerave.
Apple ka avancuar fotografimin me kamera 48 megapikselë dhe teknologji të reja për kontrollin e dritës dhe fokusit. Kompania premton gjithashtu autonomi më të madhe të baterisë.
iPhone 18 Pro nis nga 1,199 dollarë, ndërsa iPhone 18 Pro Max nga 1,299 dollarë në SHBA.
Porositë paraprake nisin më 12 shtator, ndërsa pajisjet dalin në shitje më 18 shtator.
iPhone Duo – surpriza e madhe
Por risia që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte iPhone Duo, telefoni i parë i palosshëm i Apple.
Pajisja hapet për të ofruar një ekran të madh rreth 7.6 inç, ndërsa në gjendje të mbyllur funksionon si një telefon tradicional.
Apple e ka ndërtuar Duo si një pajisje premium, me trup shumë të hollë dhe mekanizëm të avancuar palosjeje. Pajisja mbështet gjithashtu Apple Pencil, duke e afruar më shumë me përvojën e iPad-it.
Çmimi fillestar është rreth 1,999 dollarë, ndërsa shitjet pritet të nisin në tetor.

