Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

Greqia ndalon me ligj përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 23:01
Greqia ndalon me ligj përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Parlamenti i Greqisë miratoi sot ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç, duke nisur nga 1 janari 2027.

Masa synon të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët nga përdorimi i tepruar i këtyre platformave.

Ligji u miratua pas një debati të ashpër, me votat e shumicës qeverisëse të partisë së djathtë “Demokracia e Re”, të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Deputetët e partisë kryesore të opozitës, PASOK, nuk votuan as pro dhe as kundër, por shprehën rezerva për disa pika të ligjit. Ndërkohë, partitë e tjera të majta dhe nacionaliste votuan kundër tij.

Ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou, tha se ligji është një masë e nevojshme për të luftuar varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale.

Sipas tij, përdorimi i pakontrolluar i këtyre platformave mund të dëmtojë shëndetin mendor të fëmijëve, ndaj nevojiten masa konkrete për t’i mbrojtur ata.

Ligji parashikon sisteme për verifikimin e moshës së përdoruesve dhe gjoba të rënda për platformat që nuk respektojnë rregullat.

Ai parashikon gjithashtu zbatimin e propozimeve evropiane për rregullimin e përdorimit të internetit nga fëmijët, të njohura si “Kids Act”.

Në kuadër të ligjit do të përdoret edhe aplikacioni i ri “Kids Wallet”, i krijuar për të ndihmuar në verifikimin e moshës.

Ministri Papastergiou theksoi se aplikacioni nuk është një shpikje vetëm e Greqisë, por bazohet në standarde dhe kërkesa teknike të përcaktuara nga institucionet evropiane.

Sipas tij, aplikacioni nuk transmeton të dhëna personale të fëmijëve apo përdoruesve, por tregon vetëm nëse një person është mbi apo nën 15 vjeç. Ai nuk jep as datëlindjen e përdoruesit.

Ministri argumentoi se qeveria nuk mund të presë derisa të miratohet një ligj i përsosur në nivel evropian, ndërsa fëmijët vazhdojnë të ekspozohen ndaj përdorimit të pakontrolluar të internetit.

socialefëmijëtndalon