Lajme
Të shtëna me armë zjarri nga një jaht në Himarë, policia në ndjekje të mjetit lundrues
Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën detare përballë Palasës në Himarë, ku dyshohet se nga një jaht janë qëlluar të shtëna në ajër.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, policia është njoftuar për ngjarjen dhe menjëherë ka angazhuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.
Paralelisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Policia bën me dije se operacioni për lokalizimin dhe ndalimin e jahtit vijon, me qëllim verifikimin e plotë të informacionit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al