Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të gjitha vendimet që i mori qeveria në mbledhjen e sotme

    21/05/2024 15:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot paradite mbledhjen e saj të 206.

    Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë të cilat u morën sot:

    -Miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për negocimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale. Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të të dyja shteteve të drejtën e tyre në pensionet kontribut-paguese, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.

    -Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2016, përmes së cilës bëhet zgjatja e afatit për zbatimin e programit vjetor IPA 2016 edhe për dy vjet shtesë me qëllim të zbatimit të projekteve që janë ballafaquar me vonesa.

    -Aprovuar Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij Ligji kemi paraparë edhe rishikimin e Rregullores së Punës së Qeverisë për të siguruar komunikim të lehtë me publikun në kuadër të vendimmarrjes, pasi që qeveria jonë është e qytetarit, e qytetari është qendra e vëmendjes dhe vendimmarrjes së qeverisë së tij e të saj. Qëllimi i rregullores së re: Rregullimi i mënyrës së punës dhe procedurave të vendimmarrjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës; Përcaktimi i rregullave dhe procedurave për përgatitjen e dokumenteve planifikuese, dokumenteve strategjike, hartimin e legjislacionit nga Qeveria, monitorimin, raportimin dhe komunikimin e tyre me publikun.

    -Aprovuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje. Qëllimi i këtij Raporti të Vlerësimit Ex-Post është të nxjerrë në pah sfidat kryesore në fushën e kundërvajtjeve, përfshirë ato të organeve dhe institucioneve në aspektin ligjor, institucional dhe funksional, me theks të veçantë në kryerjen e analizës sa i takon zbatimit dhe harmonizimit të këtij ligji me legjislacionin tjetër në fuqi.

    -Ndarë 2,870,000.00 €për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, përkatësisht “Programin për Zhvillim Rajonal”, për mbështetjen e 25 projekte kapitale në 25 komunave në pajtim me Marrëveshjet dhe Aneks Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e Komunave.

    -Ndarë 300,000.00 € për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për realizimin e projektit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    -Ndarë 200,000.00 € për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për realizimin e projektit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    -Ndarë 100,000.00 € për “The Kosovo American Education Fund”, me qëllim të promovimit të vendit. Në gati 20 vjet, Fondi Kosovar-Amerikan për Arsim apo Kosovo American Education Fund (KAEF) ka mbështetur arsimin post-diplomik për mbi 115 studentë të diplomuar të Kosovës në më shumë se 40 universitete lidere në ShBA.

    -Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore PSH “Progres” e cila preket nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit dhe Institucionit Korrektues në Prizren”, për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës/Ministria e Drejtësisë, ZK Dushanovë, Komuna Prizren.

    -Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh, Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë dhe Uçë, Komuna Istog.

    -Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut:, ZK Reçak, Komuna e Shtimes.

    -Shpërbërë në mënyrë vullnetare ndërmarrjen publike qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC)” Sh.A. Ajo ishte themeluar në vitin 2018 për të mbështetur një projekt për ndërtimin e një termocentrali të ri. Meqë projekti nuk është realizuar dhe kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes, Qeverisë i është rekomanduar ta shpërbëjë ndërmarrjen.

    -Miratuar Raportin e Performancës për Ndërmarrje Publike për vitin 2022.

    -Miratuar Planin e Menaxhimit të Pellgut Lumor Drini i Bardhë, i cili ka për qëllim zbatimin dhe arritjen e objektivave të qëndrueshme të burimeve ujore të Kosovës, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme.

    -Miratuar kërkesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në katër ndërmarrje shoqërore: NSh “Separacioni i gurëve Gadime”, në shumë prej 4,114.05 €; NSh “Energomontimi” në shumë prej 106,580.83 €; NSh “Çeliku”, në shumë prej 18,223.43 € dhe NSh “KB Baran”, në shumë prej 3,051.07 euro.

    -Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike.

    -Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për Programin e parë për Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

    -Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

    Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim

    Me një dokument 7-faqësh, Qeveria e Kosovës i ankohet Brukselit që Serbia po shkel marrëveshjen

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.