Me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, këtë të enjte në Kosovë është duke u shënuar Dita Botërore e Mushkërive, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.
Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, miliona persona preken çdo vit nga sëmundje si: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.
E, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në Kosovë tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik, duke theksuar se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste të reja.
