Robert Lewandowski ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit.
Sulmuesi polak këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në instagram.
”Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, është koha për të ecur përpara.
Po largohem me ndjesinë se misioni është i përfunduar. 4 sezone, 3 kampionate.
Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që mora nga tifozët që në ditët e mia të para.
