Futbollisti Karim Adeyemi është zyrtarizuar si blerja më e re e Barcelonës.
Kampioni spanjoll gjatë së enjtes ka njoftuar se e ka transferuar Adeyemin nga skuadra e Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund.
Klubi katalan nuk ka bërë të ditur kushtet e kontratës, por më parë eksperti i merkatos, gazetari Fabrizio Romano ka shkruar se blerja e Adeyemit, Barçës i ka kushtuar mbi 22 milionë euro.
