Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 20:21
Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në një ndeshje ku skuadra e Luciano Spallettit tregoi efikasitet dhe siguri në repartin defensiv.

“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Francisco Conceicao reagoi shpejt brenda zonës dhe me një goditje të parë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke i dhënë Juventusit epërsinë 1-0.

Atalanta tentoi të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Jonathan Rowe rrezikoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Thomas Kristensen pati një mundësi të mirë me kokë, por mbrojtja e Juventusit arriti të rezistojë.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën, i cili u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Francisco Conceicaos.

Goli i qetësisë për Juventusin erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje nga këndi që e harkoi Zhegrova, ishte Bremer që u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0, raporton Telegrafi

Juventusi e menaxhoi avantazhin deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Atalantës. Randal Kolo Muani pati një rast në minutat e fundit, por goditja e tij u ndal nga Marco Carnesecchi.

Me këtë fitore, Juventusi rikthehet në rrugën e suksesit dhe shkon në 10 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A.

juventusirikthehetfitorja

Më shumë nga Sport

  • 21:41Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra
  • 21:37Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po luan titullar te Juventusi
  • 21:36Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
  • 20:50Izraeli me dy mungesa të rëndësishme para përballjes me Kosovën
  • 18:38Kenan Yıldız fiton çmimin prestigjioz “Bulgarelli Number 8 Awards” për vitin 2026.