Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zhegrova i del në krahë Rrahmanit me “like” në sulmet ndaj FFK-së

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 16:35
Zhegrova i del në krahë Rrahmanit me “like” në sulmet ndaj FFK-së

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka reaguar në mënyrë simbolike ndaj njoftimit të Amir Rrahmanit për largimin nga kombëtarja.

Zhegrova i ka bërë “like” postimit të Rrahmanit në “Instagram”, përmes të cilit ish-kapiteni i Kosovës njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares përderisa Federata e Futbollit të Kosovës drejtohet nga udhëheqja aktuale.

Rrahmani, i cili për shtatë vjet e mbajti shiritin e kapitenit, bëri të ditur se vendimi i tij lidhet pikërisht me drejtuesit aktualë të FFK-së.

Pëlqimi i Zhegrovës merr vëmendje të veçantë për shkak të raporteve të tij të mëparshme me FFK-në.

Në shtator të vitit 2024, Zhegrova ishte përjashtuar nga grumbullimi i Kosovës së bashku me Arijanet Muriqin dhe Florent Muslijën, për shkak të shkeljes së rregullores së ekipit kombëtar, sipas njoftimit të atëhershëm të FFK-së.

Në atë kohë, në media u raportua se tre futbollistët kishin dalë natën nga kampi i Kosovës në Prishtinë.

Zhegrova i kishte mohuar këto raportime, duke deklaruar se lajmet ishin “të pavërteta dhe pa fakte” dhe se do të fliste në fushë.

Tash, dy vjet më vonë, Zhegrova ka zgjedhur ta pëlqejë publikisht postimin e Rrahmanit, në të cilin kapiteni i deriatëhershëm njoftoi largimin e tij nga kombëtarja.

Ky veprim i Zhegrovës ka ngjallur interes, sidomos duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme me drejtuesit e futbollit kosovar.

zhegrovarrahmanitffk-së

Më shumë nga Sport

  • 16:37Befasi: Hull City përmbys gjithçka ndaj Chelseat
  • 15:57Xhaka zbulon pse refuzoi Chelsean
  • 15:55Avdullahu e Hajdari titullarë ndaj Stuttgartit, Asllani në stol
  • 21:12Amir Rrahmani braktis përfaqësuesen e Kosovës
  • 20:46Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe