Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

“Teatri i Ëndrrave” kthehet në makth për Romën, Man Utd përmbys gjithçka

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 22:55
“Teatri i Ëndrrave” kthehet në makth për Romën, Man Utd përmbys gjithçka

Kur gjithçka dukej e humbur, Manchester Unitedi e tregoi karakterin e madh në Old Trafford.

“Djajtë e Kuq” përmbysën disavantazhin prej dy golash në minutat e fundit, duke e mposhtur Romën me rezultat 3:2 në një ndeshje dramatike të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Roma e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi prej dy golash që në pjesën e parë. Soulé shënoi për 0:1 në minutën e 11-të, ndërsa Malen e dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të nga pika e bardhë.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë realizuan një përmbysje të madhe.

Bruno Fernandes ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 58-të, po ashtu nga penalltia, ndërsa heroi i vendasve ishte Cunha, i cili me dy gola të shpejtë në minutat 83 dhe 86 e përmbysi rezultatin në 3:2.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditet në pozitën e 17-të, ndërsa Roma mbetet me katër pikë në vendin e 19-të.

romëngjithçkateatri

Më shumë nga Sport

  • 22:59PSG i pakonkurrencë, fiton thellë ndaj Villarrealit
  • 22:52Manchester kthen rezultatin në minutat e fundit!
  • 21:20Ait-Nouri mund të largohet nga City, Manchester United synon transferimin e tij
  • 20:25Jasir Asani shënon gol në minutat e fundit ndaj Shamal në AFC Champions League!
  • 20:04Publikohen formacionet, PSG vs Villarreal, në Ligën e Kampionëve!