Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit për shkak të dyshimeve për largim nga klubi

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 18:25
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit për shkak të dyshimeve për largim nga klubi

Barcelona ka kaluar disa javë të vështira, megjithatë u rikthye të dielën me një fitore rutinë ndaj Levantes.

Katalanasit zhvilluan një paraqitje të mirë në atë ndeshje, ku lojtari më i spikatur ishte Joao Cancelo.

Ka qenë një fillim i vështirë për Cancelon në aventurën e tij të dytë në Kataloni, me sfidën ndaj Levantes që ishte vetëm starti i tij i tretë në të gjitha garat.

Megjithatë, ai ka të gjitha mundësitë për ta siguruar një vend në formacionin titullar të Barcelonës pas një paraqitjeje shumë të mirë në ‘Spotify Camp Nou’, gjë që përbën lajm të keq për Alejandro Balde.

Balde nuk ka qenë titullar në asnjërën prej dy ndeshjeve të fundit të Barcelonës, kundër Gironës dhe Levantes.

Sipas Mundo Deportivo , ai rrezikon seriozisht ta humbasë vendin e titullarit në vazhdim, me trajnerin Hansi Flick që ka preferuar Gerard Martín dhe Cancelon në ato përballje, përkatësisht në ‘Montilivi’ dhe në ‘Spotify Camp Nou’.

Balde ka qenë i paqëndrueshëm këtë sezon. Në disa momente ka dhënë paraqitje të mira, por shumë shpesh ka hasur vështirësi, çka me gjasë ka shtyrë Flickun të provojë alternativa të tjera në dy ndeshjet e fundit.

Situata e Baldes vjen në një kohë kur ai është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Manchester United ka shprehur interesim për të, ndërsa edhe Interi po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje për mbrojtësin 22-vjeçar

Fcb

Të ngjashme

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

18:12

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:06Çfarë ndodhi me Mirlind Dakun? Futbollisti shpërthen në lot