Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Yakin për Xhakën: Lider i lindur, ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 13:33
Yakin për Xhakën: Lider i lindur, ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blick”, ku një pjesë e pyetjeve i janë kushtuar kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Yakin javën e ardhshme pritet ta shpallë listën për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku Xhaka pritet të jetë lider i skuadrës.

Xhaka do ta udhëheqë Zvicrën në ngjarjen më të madhe sportive.

Yakin është pyetur edhe për kalimin e Xhakës te Sunderlandi dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tij si lider.

“Ai është lider i lindur. Roli i kapitenit dhe liderit e përmbushë atë jashtëzakonisht shumë. Nuk është presion shtesë për të. Përkundrazi, nxjerr më të mirën prej tij në fushën e lojës”, ka thënë Murat Yakin.

Ai ka treguar se kishte diskutuar me Xhakën një vit më parë lidhur me të ardhmen, duke shtuar se mesfushori kishte pasur edhe disa oferta “ekzotike”.

“Në atë kohë mendova thjesht se Graniti është ende shumë i mirë që mos të luajë në nivelin më të lartë. Do të ishte mëkat nëse nuk do të luante në nivelin më të lartë. Sunderlandi më befasoi edhe mua, por në të njëjtën kohë ka shumë kuptim”.

Kalimin e Xhakës te ky klub, Yakin e ka konsideruar si zgjedhje të natyrshme.

“Kalimi te Sunderlandi është tipik për Granitin. Duke kërkuar sfidën më të madhe të mundshme, duke e zotëruar atë dhe duke fituar përvojë tjetër të vlefshme. Kur ai të fillojë punën si trajner, këto situata do ta ndihmojnë. Dhe ai e di shumë mirë këtë”.

Në fund, Yakin është pyetur nëse Xhaka do të vazhdojë të luajë për Zvicrën edhe pas Botërorit.

“Unë besoj se ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës”, ka thënë Murat Yakin.

Më shumë nga Sport

  • 19:55Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem
  • 19:51“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!
  • 19:28Protestuesit kërkojnë që "Dardanët" t'i bashkëngjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 19:11Avdullahu beson se edhe në Austri do të jetë si vendas: Do të ketë shumë tifozë shqiptarë!
  • 18:42Komplikohet rinovimi -Përfshirja e agjentit të ri mund t’i kushtojë Barcelonës më shtrenjtë për Raphinhan