Real Madridi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-2 në udhëtim ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.
Që nga fillimi vendasit patën kontrollin e ndeshjes ndonëse Real Madridi në një moment ia doli të përmbysë rezultatin në favor të saj.
Kjo humbje e thellë pas gjashtë fitoreve radhazi nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili pas ndeshjes pati kritika për ekipin e tij.
“Ishte një ndeshje e keqe. Nuk ishim aspak mirë. Pa justifikime, na vjen keq. Na munguan shumë gjëra. Kjo humbje dhemb”.
