Skuadra e Malishevës po humb ndaj Llapit me rezultatin 3-1 pas pjesës së parë në Superligën e Kosovës.Klubi i Malishevës ka publikuar rezultatin e pjesës së parë dhe ka lënë të kuptohet se nuk po punon VAR-i në “Zahir Pajaziti”

“KF Llapi 3 – 1 FC Malisheva Çuditërisht, pa sistemin VAR! E si rezultat shumë vendime kontraverse në pjesën e parë në dëmin tonë! E pa pranueshme”, shkruan klubi i Malishevës.

Kujtojmë se Malisheva ishte duke fituar, megjithatë Llapi përmbysi gjithçka, ku pati edhe një penallti tejet të diskututeshme.