Futbolli spanjoll do të vazhdojë aktivitetin këtë fundjavë, pasi La Liga ka vendosur të mos i shtyjë ndeshjet e kategorive kryesore, pavarësisht kërkesës së Sindikatës së Futbollistëve në Spanjë (AFE).
AFE kishte kërkuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike gjatë kësaj jave, pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel, i cili ndërroi jetë pas një goditjeje të rëndë të marrë në ndeshjen ndaj FC Andorra, shkruan Indeksonline.
Sindikata kishte insistuar se futbolli duhet të ndalet në momente të tilla, duke kërkuar nga UEFA, La Liga, Liga F dhe Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shtyrjen e të gjitha ndeshjeve.
Megjithatë, kërkesa nuk u miratua plotësisht. Si pasojë e kësaj tragjedie, janë shtyrë vetëm tri ndeshje të La Liga 2: Granada – Tenerife, Andorra – Mallorca dhe Castellón – Eibar.
