Në javët e fundit është folur shumë për atë se kush do të jetë numri i ri në skuadrën e Real Madrid për pozicionin e sulmuesit qendror. Kalimi i Kylian Mbappé-së në numrin 10 pas largimit të Luka Modriçit ka lënë numrin legjendar 9 të lirë, dhe tani klubi ka marrë një vendim për këtë çështje.
Janë dy kandidatë për të marrë fanellën: Endrick Felipe dhe Gonzalo Garcia. Mendohej që më herët gjatë karrierës së tij te Real Madrid, Endrick do ta merrte këtë numër, por paraqitja e Gonzalos në muajt e fundit ka shtuar disa dyshime, sidomos pasi raportime të fundit pretendonin se 21-vjeçari do të ishte fituesi i kësaj gare.
Por kjo nuk është e vërtetë. Sipas raportimit të The Athletic, Real Madrid ka vendosur që Endrick do të jetë numri i ri 9 i klubit, dhe pritet që ky lajm të bëhet publik para nisjes së sezonit të ri që fillon fundjavën e ardhshme.
