Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 19:51
“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e Kampionatit Evropian në boks, pasi ka shënuar fitore bindëse në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë në Sofia 2026.

Boksierja kosovare u përball me holandezen Maund van der Toorn, në një meç të cilin Sadiku e kontrolloi gjatë të tre raundeve, shkruan Indeksonline

Pas meçit, Sadiku u shpreh e kënaqur me paraqitjen, por theksoi se objektivi i saj mbetet medalja e artë.

“Urime Kosovë, e meriton me qenë e para. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua, arrita të fitoj kundër një kundërshtareje shumë të mirë. Ishte shumë e rëndësishme sepse e sigurova edhe medaljen evropiane”, deklaroi Sadiku.

Ajo zbuloi se së bashku me trajneren e saj, Mariola Sallauka, kishin përgatitur një plan të qartë për meçin, i cili, sipas saj, funksionoi në ring.

“Unë së bashku me trajneren time, Mariola Sallauka, e kemi planifikuar meçin kështu dhe na ka rezultuar ashtu siç ishim përgatitur. Në raundin e parë nuk isha shumë e fokusuar, por u ktheva në raundin tjetër.”

https://www.facebook.com/watch/?v=1656402779181914

Tani Sadikun e pret gjysmëfinalja, ku do të përballet me Kristina Kuluhovën e Serbisë. Dy boksieret njihen mirë me njëra-tjetrën, pasi janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare në Taranto 2026, ku triumfoi Sadiku.

Pavarësisht medaljes së siguruar, boksierja kosovare nuk e fsheh ambicien për të shkuar deri në fund.

“Jam e gatshme për meçet tjera. Sepse synimi im ende nuk ka përfunduar, synimi im është me u stolis me medaljen e artë. Kështu që shihemi në ndeshjet e ardhshme.”

sadikupasimeçin

Më shumë nga Sport

  • 14:13Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë
  • 21:32Argjentina merr vendim: Askush s’e mban numrin 10 këtë pushim ndërkombëtar
  • 20:59Milani turpërohet në San Siro, Ferencvaroshi fiton dhe merr kreun në Europa League
  • 19:40A do të shtyhen ndeshjet e La Ligës? Ky është vendimi i fundit që vjen nga Spanja
  • 18:15Skandali te “Topi i Artë”: Policia franceze nis hetimet për baste të dyshimta pas fitores së Harry Kane