Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga, duke u bërë një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit spanjoll.
Me 15 gola të shënuar, ai renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës, pas Kylian Mbappé, që ka realizuar 22 gola.
Por forma e shkëlqyer e Muriqit nuk kufizohet vetëm në Spanjë. Me këtë numër golash, ai gjithashtu pozicionohet si i pesti më i miri në pesë ligat më të forta evropiane, duke vërtetuar kështu nivelin e tij të lartë dhe rëndësinë në futbollin ndërkombëtar.
Kryesojnë listën e golashënuesve Kylian Mbappé dhe Harry Kane, secili me 22 gola, ndërsa Erling Haaland ka shënuar 20 gola dhe Igor Thiago 16, që e vendosin Muriqin në vendin e pestë.
