Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 16:38
Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e njohur kosovar, Vedat Muriqi.

Vizita e sulmuesit prizrenas u shndërrua në një ngjarje të veçantë për fëmijët, të cilët e pritën me entuziazëm dhe duartrokitje të shumta.

Interesimi i madh i nxënësve për të takuar yllin e futbollit krijoi edhe grumbullime të konsiderueshme në ambientet e shkollës. Megjithatë, Muriqi u tregua i afërt me ta, duke ndarë autografe dhe duke realizuar fotografi me dhjetëra fëmijë që dëshironin të ruanin një kujtim nga ky takim

Sulmuesi i Kosovës, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Mallorcës në Spanjë, vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në futbollin kosovar.

Së fundmi, ai është përfolur për një transferim të mundshëm te gjiganti turk Fenerbahçe.

Takimi i Vedat Muriqit me nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” u vlerësua si një moment i veçantë dhe frymëzues, duke u dhuruar fëmijëve një përvojë të paharrueshme pranë njërit prej sportistëve më të suksesshëm shqiptarë.

vedat muriqi

Më shumë nga Sport

  • 14:52Fjalët e Zhegrovës pas golit të parë në fanellën e Juventusit
  • 13:23Infantino kërkon falje për gabimet, por mbetet president i FIFA
  • 22:56Daku “pritet” me fyerje ndaj Kosovës
  • 22:43Arsenali e humb miqësoren ndaj Betisit, skuadra spanjolle tregohet më e fortë
  • 22:36Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap duke shitur kokainë