Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

UEFA shkruan për synimin e madh të Kosovës, “tregon” çka e trimëron Fodan

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 09:54
UEFA shkruan për synimin e madh të Kosovës, “tregon” çka e trimëron Fodan

UEFA ka shkruar për ndeshjet gjysmëfinale të plejofit evropian të kualifikimeve për Kupën e Botës në futboll.

Janë 16 përfaqësuese evropiane që garojnë për katër bileta për Botërorin që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë në verë. Janë katër “rrugë” me nga katër përfaqësuese, që e japin nga një ekip të Botërorit.

Në rrugën C është edhe Kosova, që të enjten në gjysmëfinale përballet me Sllovakinë, nga ora 20:45 në Bratislavë. Gjysmëfinalja tjetër në “C” është mes Turqisë dhe Rumanisë, ndërsa zhvillohet nga ora 18:00 në Stamboll. Ekipet përfaqësuese që fitojnë gjysmëfinalet përballen në Prishtinë apo Bratislavë, më 31 mars, në finale të plejofit. Fituesi i finales shkon në Botëror.

Luajnë edhe humbësit e gjysmëfinaleve, sërish në Bratislavë apo Prishtinë, por ndeshja e humbësve të gjysmëfinaleve ka karakter miqësor.

Faqja zyrtare e UEFA-s, përkatësisht Konfederatës Evropiane të Futbollit, ka bërë një prezantim të shkurtër të të gjitha ndeshjeve.

“Synimi i Kosovës është kualifikimi i parë në një ngjarje të madhe dhe selektori gjerman i saj, Franco Foda, trimërohet nga seria prej pesë ndeshjeve pa humbje, tri fitore e dy barazime”, ka shkruar UEFA. Për Sllovakinë, sipas UEFA-s, është e rëndësishme që ta ketë ekipin e gatshëm për lojë, pas telasheve me lëndime.

Serinë prej pesë ndeshjeve pa humbje, Kosova e realizoi në kualifikimet e rregullta për Botëror. Pas humbjes së thellë nga Zvicra në ndeshjen e parë, në vjeshtë Kosova kishte dy fitore me Suedinë, një barazim dhe një fitore me Slloveninë dhe një barazim me Zvicrën. Falë këtyre rezultateve e siguroi plejofin.

Për herë të parë në plejof për kualifikim në Botëror është edhe Shqipëria.

Kuqezinjtë të enjten mbrëma në Varshavë luajnë ndaj Polonisë. Ukraina – Suedia është gjysmëfinalja tjetër e “rrugës B”. Ukraina dhe Suedia, si fituese e humbëse, do të jenë nikoqire në ndeshjet e 31 marsit. Ukraina, për shkak se po përballet me pushtimin rus, si vendase luan në Valencia të Spanjës.

Shqipëria e Polonia janë takuar shpesh së fundmi. Në kualifikimet për Euro 2024, ku Shqipëria mori pjesë, ndeshja në Tiranë kishte përfunduar 2:0 për kuqezinjtë, kurse ajo në Varshavë u mbyll 1:0 për polakët.

Historia e favorizon Poloninë, që ka dhjetë fitore ndaj Shqipërisë, tri barazime e dy humbje. Por Shqipëria udhëton me shpresa të mëdha.

Në “rrugën A” ndeshjet gjysmëfinale janë Itali – Irlandë e Veriut dhe Uells – Bosnjë-Hercegovinë.

Ndërkohë Maqedoninë e Veriut e pret gjysmëfinale shumë e vështirë ndaj Danimarkës, në kuadër të “rrugës D”. Gjysmëfinalja tjetër është mes Çekisë dhe Irlandës.

Te Maqedonia e Veriut është një grup goxha i madh i futbollistëve shqiptarë.

Gjysmëfinalet e plejofit

E enjte “A” Italia – Irlanda e Veriut (20:45, Bergamo) Uellsi – Bosnjë-Hercegovina (20:45, Cardiff)

“B” Ukraina – Suedia (20:45, Valencia, Spanjë) Polonia – Shqipëria (20:45, Varshavë)

“C” Turqia – Rumania (18:00, Stamboll) Sllovakia – Kosova (20:45, Bratislavë)

“D” Danimarka – Maqedonia e Veriut (20:45, Kopenhagë) Çekia – Irlanda (20:45, Pragë)

Franco foda

Më shumë nga Sport

  • 19:54Merr fund dilema e Vinicius, ja vendimi që mori Reali
  • 19:39Prezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i përmbushur
  • 19:36Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi
  • 19:2450 milionë euro blerje, PSG njofton blerjen e madhe
  • 19:17Mourinho i kënaqur me skuadrën, nuk planifikon përforcime në mesfushë