Real Madridi triumfon bindshëm në udhëtim ndaj Valencias, duke fituar me rezultat 0-3 në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Federico Valverde zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Arda Güler dhe Kylian Mbappe shënuan në vazhdim për të vulosur fitoren e madrilenëve në Mestalla

Me këtë sukses, Real Madridi shkon në kuotën e 30 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona, por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Valencia vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë, duke mbetur në pozitën e parafundit në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Real Madridi do të përballet me Celta Vigon, kurse Valencia do të luajë në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos