Shqipëria mbylli Eliminatoret e Botërorit me vendin e dytë në grup, një vend nderi për ekipin që na jep mundësinë që të tentojmë ende kualifikimin për në finalet e Botërorit nëpërmjet fazës së play off-it që do të luajmë në muajin mars.
Ndërkohë një përmirësim të ndjeshëm ka patur edhe tifozeria në këto eliminatore, ose më saktë në ndeshjen e fundit, ku gjoba e radhës së UEFA-s, ishte vetëm 2000 franga zvicerane, për disa gota plastike të hedhura në një goditje këndit të ekipit mik.
Një lajm shumë i mirë për ne, krahasuar me disa dhjetëra mijëra apo qindra mijëra gjoba që kemi marrë nga Europiani e në vazhdim.
Kjo ka sjellë edhe mundësinë që Federata e Shqiptare e Futbollit të kërkojë të shpërblejë tifozët, për ndeshjet e play off-it me Poloninë me më shumë se 5% të biletave, që lejon rregullorja për ekipin udhëtues.
Por nëse për ne është pozitive ulja e nivelit të gjobës, ndryshe ndodh me UEFA-n, gjoba mbetet ndëshkim për ta.
