Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Tronditje te Fenerbahce pas barazimit nga Roma - trajneri Ismail Kartal jep dorëheqjen pas ndeshjes

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 22:08
Tronditje te Fenerbahce pas barazimit nga Roma - trajneri Ismail Kartal jep dorëheqjen pas ndeshjes

Trajneri i Fenerbahces, Ismail Kartal, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas ndeshjes ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se skuadra turke zhvilloi një paraqitje të mirë dhe mori një pikë në barazimin 1-1.

Kartal, duke folur pas ndeshjes, fillimisht vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe theksoi se Fenerbahçe e kishte përgatitur mirë planin përballë një kundërshtari të fortë si Roma.

Megjithatë, menjëherë pas këtyre fjalëve erdhi njoftimi i papritur. Kartal bëri të ditur se po largohet nga posti i trajnerit të Fenerbahçes, duke theksuar se vendimi i tij është i parevokueshëm.

“Po jap dorëheqjen nga pozicioni im. Po jap dorëheqjen sa ka ende kohë. Po jap dorëheqjen me mirëkuptimin se nuk do të kthehem më kurrë”, tha Kartal.

Kartal zbuloi se kishte qenë në krye të Fenerbahçes për vetëm tre muaj dhe falënderoi drejtuesit e klubit për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Kam qenë këtu për tre muaj. Që nga fillimi i sezonit deri më tani, seancat stërvitore dhe kampet që kam zhvilluar me lojtarët e mi... Presidenti dhe menaxherët tanë janë përpjekur të na ndihmojnë në çdo mënyrë. Ishin ditë të mrekullueshme. Që nga kjo mbrëmje, i përgëzoj lojtarët e mi dhe po jap dorëheqjen nga pozicioni im”, përfundoi ai.

Dorëheqja e Kartalit vjen në një moment të papritur për Fenerbahçen, e cila sapo ka nisur aventurën në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve dhe në ndeshjen e parë arriti të marrë një pikë ndaj Romës.

kartaldorëheqjenndeshjes

Të ngjashme

Leao “sulmon” Milanin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Leao “sulmon” Milanin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

16:37

Më shumë nga Sport

  • 22:22Odegaard thumbon Carragher dhe Richards pas fitores së Arsenalit në Champions
  • 22:12“Samba”, bëhen bashkëlojtar Coutinho e Neymar
  • 22:05A mund t’i hiqet Chelseat titulli i vitit 2017? Çfarë do të ndodhte pas kërkesës së Pochettinos
  • 21:43Finalja e Botërorit 2030 në Marok? Zyrtari i federatës zbulon stadiumin gjigant me 115 mijë ulëse
  • 21:29GOOOOL! Baturina realizon për epërsinë e Comos ndaj Leipzig në Champions League