Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ardian Nuhiut vazhdon formën e mirë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke ushtruar presion në garën për kreun e tabelës
Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Vushtrria reagoi në fund të pjesës së parë, kur Albijon Shurdhiqi shënoi një gol të bukur për 2-1.
