Pas shortit për play-offin e Botërorit 2026, përzgjedhësi i Polonisë, Jan Urban, ka komentuar për sfidën ndaj Shqipërisë në gjysmëfinale. Trajneri polak e konsideron shortin të favorshëm për ekipin e tij, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së parë si vendas.
“Nuk duhet të ankohemi, kemi short të mirë. Jemi favorit në ndeshjen e parë dhe duhet të shfrytëzojmë avantazhin e stadiumit,” tha Urban.
Ai shtoi se respekti ndaj kundërshtarëve është i rëndësishëm, por vetëbesimi është çelësi për sukses: “Respekti është gjithmonë i rëndësishëm, por duhet të kemi besim, sepse kjo na ndihmon.”
