Tifozët e Juventusit kanë shprehur frustrimin e tyre pas humbjes 2-0 ndaj Fiorentinës të dielën, duke e fishkëllyer ekipin në fund të ndeshjes dhe duke vazhduar protestat jashtë “Allianz Stadium”.
Ka qenë një e diel e tmerrshme për Juventusin, i cili humbi ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit ndaj rivalëve historikë Fiorentina, duke rënë dy pikë poshtë zonës së Ligës së Kampionëve me vetëm një ndeshje të mbetur.
Sipas “Tuttosport”, skuadra u fishkëllye në fund të ndeshjes, ndërsa tifozët në tribuna kërkonin me zemërim nga lojtarët që të tregojnë më shumë karakter.
