Pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez Diogo Jota, tifozët e Liverpoolit kanë nisur një fushatë emocionale në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje klubit që të pensionojë fanellën me numrin 20, numrin që Jota mbante gjatë karrierës së tij në “Anfield”.
Mes mesazheve të ngushëllimit dhe dhimbjes së thellë që ka përfshirë komunitetin e tifozëve të Liverpoolit në mbarë botën, shumë prej tyre po kërkojnë që ky numër të mos vishet më kurrë nga asnjë lojtar tjetër, në nder të jetës dhe kontributit të Jotës.