Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Tare: Nuk ka justifikime, duhet të kapim vendin e parë

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 22:09
Tare: Nuk ka justifikime, duhet të kapim vendin e parë

Drejtori i Milanit, Igli Tare, ka paralajmëruar se nuk duhet të ketë “as justifikime e as ankesa” për krizën e dëmtimeve, pasi sonte kuqezinjtë kanë mundësinë të ngjiten në krye të renditjes së Serie A me një fitore ndaj Fiorentinës.

Kjo përfaqëson një mundësi të madhe për Milanin, pasi një fitore do t’i vendoste të vetëm në vendin e parë, pas humbjeve të Romës, Napolit dhe Juventusit.

“Është një mundësi e madhe, ndaj nuk kemi asnjë justifikim apo ankesë. Dëmtimet janë pjesë e lojës, skuadra po vjen nga një seri rezultatesh pozitive dhe duhet të mendojmë pozitivisht”.

“Përballemi me një kundërshtar të fortë që nuk ka marrë rezultatet që meriton, por ne kemi mundësinë të ngjitemi në krye të tabelës dhe me këtë mentalitet duhet të hyjmë në fushë”, u shpreh Tare për DAZN Italia, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Milani po përballet me një krizë të madhe dëmtimesh, duke mos pasur në dispozicion Adrien Rabiot, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Christopher Nkunku, Pervis Estupiñán dhe Ardon Jashari.

igli taremilani

Më shumë nga Sport

  • 23:30Espi “heroi” i ri i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit
  • 23:12Infantino shmang pyetjet për të ardhmen në FIFA, ironizon gazetarin mes polemikave për planin e Kupës së Botës
  • 23:04Allegri e nis me fitore aventurën te Napoli, mposhtin Genoan
  • 21:24S’kishte si të shkonte ndryshe, Olise shënon të dytin për Bayernin
  • 21:17Dukagjini mposht Feronikelin ’74 dhe regjistron fitoren e parë të sezonit