Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sylvinho: Krenar për të gjithë futbollistët e mi

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2025 në 20:59
Sylvinho: Krenar për të gjithë futbollistët e mi

Shqipëria u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”.

Një disfate e cila nuk ndikon aspak, pasi siç dihet kuqezinjtë me fitoren ndaj Andorrës 3 ditë më parë siguruan edhe kualifikimin për herë të parë në “Plkay-Off”-in e një Kupe Bote.Pas sfidës me “3 Luanët”, Sylvinho ka folur për mediat.

Braziliani ishte shumë i kënaqur me djemtë, ndërsa theksoi se nga java e tjetër do të mendojnë për duelet e marsit, ku shpreson të ketë të gjithë futbollistët gati.

“Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni.Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Jemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol.

Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë.Keni ide se si do të luani? Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë.

Pritshmëritë shumë të larta? E vërtetë që kemi patur një moment të vështirë. Skuadra tashmë është e ndërtuar nga dora ime, e Zabaletës, Dorivas dhe Bulkut.Play –Off, Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, i ke ndjekur? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe. Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera.

Broja? Asnjëherë lojtari nuk është problem, kur është në formë të mirë është një plus për skuadrën. Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, ka theksuar braziliani.

Shqiperia

Më shumë nga Sport

  • 21:12Amir Rrahmani braktis përfaqësuesen e Kosovës
  • 20:46Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe
  • 22:22Odegaard thumbon Carragher dhe Richards pas fitores së Arsenalit në Champions
  • 22:12“Samba”, bëhen bashkëlojtar Coutinho e Neymar
  • 22:08Tronditje te Fenerbahce pas barazimit nga Roma - trajneri Ismail Kartal jep dorëheqjen pas ndeshjes