Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe pozitës së fundit në tabelën e Premierligës, Regis Le Bris vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të drejtuesve të Sunderlandit.
Sipas gazetarit të njohur të “Sky Sports”, Keith Downie, pozita e trajnerit francez nuk është në rrezik dhe klubi nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në stolin e skuadrës
50-vjeçari vazhdon të jetë pjesë qendrore e planeve dhe ambicieve të Sunderlandit, ndërsa drejtuesit besojnë se ai është njeriu i duhur për ta kthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.

