Një stuhi e shoqëruar me rrufe ka detyruar organizatorët të aktivizojnë protokollin e sigurisë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Meksikës, e cila do të zhvillohet në Mexico City në kuadër të Kupës së Botës.Sipas organizatorëve, situata meteorologjike po monitorohet vazhdimisht, ndërsa ekziston mundësia që fillimi i takimit të shtyhet nëse kushtet atmosferike nuk përmirësohen.

Protokolli i sigurisë aktivizohet sa herë që në afërsi të stadiumit regjistrohen rrufe, me qëllim mbrojtjen e futbollistëve, stafit dhe tifozëve.Për momentin nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi zhvillimin e ndeshjes në orarin e parashikuar, ndërsa organizatorët do të vlerësojnë situatën në vazhdim përpara se të japin dritën jeshile për fillimin e sfidës