Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Avdullahu i zhgënjyer pas barazimit me Izraelin: Është dashur ta fitojmë këtë lojë

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 17:15
Avdullahu i zhgënjyer pas barazimit me Izraelin: Është dashur ta fitojmë këtë lojë

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, futbollisti i Dardanëve, Avdullahu, ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin, duke theksuar se kartoni i kuq ishte momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se deri në përjashtimin e Hoxhës, Kosova e kishte ndeshjen nën kontroll dhe kishte krijuar raste për shënim, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Ai theksoi se pas kartonit të kuq, Dardanët u detyruan të përqendroheshin më shumë në fazën defanzive, duke pasur më pak mundësi për të kërkuar fitoren.

“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse, sepse u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”, deklaroi Avdullahu.

Tutje, ai nuk e fshehu zhgënjimin për faktin se Kosova nuk arriti të merrte tri pikët e plota.

“Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste, por nuk arritëm të shënonim. Të zhgënjyer? Po, shumë. Është dashur të fitojmë sonte”, përfundoi ai.

Barazimi ndaj Izraelit lë shije të hidhur te Dardanët, të cilët kishin synuar fitoren në këtë përballje.

avdullahudashurfitojmë

Më shumë nga Sport

  • 17:30Foda:Nuk i shfrytëzuam rastet për gol
  • 17:26Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë
  • 16:51Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit
  • 16:35I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!
  • 16:09Lladrovci për Kosovën në Ligën e kombeve: Fitore, fitore!