Bodybuilderja Christina Bittner ka ndërruar jetë papritur, tre ditë pas ditëlindjes së saj të 41-të.
Bodybuilderja Christina Bittner ka ndërruar jetë papritur, tre ditë pas ditëlindjes së saj të 41-të.
Bittner, e cila njihej edhe si një pastiçere e apasionuar, ndërroi jetë të dielën e kaluar, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë njoftuar shkakun e vdekjes së saj .
“Me zemër të thyer njoftoj ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur prej më shumë se 27 vitesh. Burri i saj, Brent, më kërkoi të ndaja këtë lajm tragjik, duke ditur se sa shumë njerëz e donin dhe sa e vështirë është në këtë kohë të gjesh fjalët. Mund të mos e kuptojmë se si kjo përshtatet në planin e Zotit, por ajo që dimë është se bota ka humbur një person vërtet të veçantë.