Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

S’po luan shkaku i lëndimit, kjo është vlera e re e Armando Brojës në “Transfermarkt”

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 15:59
S’po luan shkaku i lëndimit, kjo është vlera e re e Armando Brojës në “Transfermarkt”

Armando Broja vazhdonë të jetë në rënie të lirë. Pas përditësimeve të fundit të bërë nga “Transfermarkt” vlera e sulmuesit shqiptar ka rënë ndjeshëm.

Nga 10 milionë euro që ishte më parë, vlera e tij ka rënë me 2 milionë euro. Tashmë ai kushton 8 milionë euro, duke humbur ndjeshëm “terren” ndaj lojtarëve të tjerë të Kombëtares shqiptare

Kështu 24-vjeçari renditet i 5-ti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë të kuqezinjve, teksa kjo listë udhëhiqet nga Anis Mehmeti me 14 milionë euro, më pas Kristjan Asllani me 13 milionë euro, për të vazhduar me Ernest Muçin me 11 milionë euro dhe Mirlind Daku me 10 milionë euro.

Ndërkohë vlen të theksohet se për Brojën kjo është vlera më e ulët e tij në karrierë që prej moshës 19 vjeçare, ndërsa vlera më e lartë e tij e arritur ka qenë 30 milionë euro, kur ishte në pronësi të Chelsea në vitin 2022 dhe shqiptari ishte 21 vjeç.

Vlen të theksohet se aktualisht sulmuesi është i dëmtuar dhe prej disa javësh mungon në ndeshjet e Burnley. Nuk dihet ende se kur mund të rikthehet, ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga “Play-Off” i Kupës së Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë me Poloninë.

Armando Broja

Më shumë nga Sport

  • 14:52Fjalët e Zhegrovës pas golit të parë në fanellën e Juventusit
  • 13:23Infantino kërkon falje për gabimet, por mbetet president i FIFA
  • 22:56Daku “pritet” me fyerje ndaj Kosovës
  • 22:43Arsenali e humb miqësoren ndaj Betisit, skuadra spanjolle tregohet më e fortë
  • 22:36Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap duke shitur kokainë