Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Spanja dominon edhe çmimet individuale të Botërorit 2026, Rodri shpallet lojtari më i mirë

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 08:36
Spanja dominon edhe çmimet individuale të Botërorit 2026, Rodri shpallet lojtari më i mirë

Pas triumfit ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, Spanja dominoi edhe në ndarjen e çmimeve individuale, duke fituar tri nga katër vlerësimet kryesore të turneut.

Rodri u shpall futbollisti më i mirë i Botërorit, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë garës. Mesfushori ishte një nga lojtarët kryesorë të kombëtares spanjolle, duke dhënë kontribut të madh në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Çmimi për lojtarin më të mirë të ri i takoi mbrojtësit spanjoll Pau Cubarsí. Talenti i ri u dallua për sigurinë në mbrojtje dhe pjekurinë e treguar në fushë, pavarësisht moshës së tij.

Edhe Unai Simón u nderua për kontributin e tij, duke u shpallur portieri më i mirë i turneut. Ndërhyrjet vendimtare të gardianit spanjoll luajtën rol të rëndësishëm në suksesin e kombëtares së tij.

Ndërkohë, Këpuca e Artë për golashënuesin më të mirë shkoi te sulmuesi francez Kylian Mbappé, i cili e përfundoi Botërorin me dhjetë gola të realizuar.

Kështu, përveç trofeut të Kupës së Botës, Spanja siguroi edhe tri nga katër çmimet kryesore individuale, duke konfirmuar dominimin e saj në turneun e vitit 2026.

Më shumë nga Sport

  • 17:58Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet
  • 17:30Foda:Nuk i shfrytëzuam rastet për gol
  • 17:26Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë
  • 17:15Avdullahu i zhgënjyer pas barazimit me Izraelin: Është dashur ta fitojmë këtë lojë
  • 16:51Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit