Kapiteni i ekipit kombëtar sllovak, mbrojtësi Milan Skriniar, mbetet në dyshim për ndeshjen e gjysmëfinales ndaj Kosovës.
Mbrojtësi 31-vjeçar i Fenerbahçes nuk ka luajtur që më shumë se një muaj për shkak të një dëmtimi në, dhe vendimi nëse do të jetë titullar do të merret vetëm ditën e ndeshjes, shkruan Indeksonline
“Kemi ende disa orë për të vendosur rreth Milan Skriniar. Do të shohim si ndihet nesër në mëngjes dhe do të marrim një vendim. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ai të luajë. Megjithatë, kemi një problem tjetër, David Duris e lëndoi shpatullën gjatë një ushtrimi dhe nuk mund të mbështetemi tek ai kundër Kosovës,” tha trajneri Calzona në konferencën për shtyp
Calzona nuk e nënvlerëson kundërshtarin e tij. “Kosova ka një ekip shumë të organizuar. Arriti në divizionin B të Ligës së Kombeve dhe ka një kualifikim shumë të mirë për Kupën e Botës. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë,” tha ai.
