Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shqipëria e Kosova i vihen pas Yll Gashit, mediumi gjerman thotë se Foda është takuar me talentin 17-vjeçar

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 17:48
Shqipëria e Kosova i vihen pas Yll Gashit, mediumi gjerman thotë se Foda është takuar me talentin 17-vjeçar

Sulmuesi qendror Yll Gashi, i cili u transferua nga Hertha te Bayern Munich në shtator të vitit 2022 në moshën vetëm 14-vjeçare për një shumë prej 90,000 eurosh, ka lënë një përshtypje të madhe në klubin bavarez – me 39 gola dhe 13 asistime në 54 ndeshje të kampionatit për ekipet U17 dhe U19.

Megjithatë, ai është vetëm në listën rezervë për Kupën e Botës U17 te Gjermania, gjë që e ka zhgënjyer thellë, raporton “BILD”.

Para operacionit në kyçin e këmbës (syndesmosis) në maj të vitit 2025, Gashi ishte titullar i rregullt në Kombëtaren U17 të Gjermanisë dhe ishte natyralizuar një vit më parë.

Ai është rikuperuar plotësisht që nga shtatori i këtij viti.

Sipas raportimit të publikuar nga “BILD”, tani Kosova dhe Shqipëria po përpiqen ta bindin Gashin – gjermano-kosovarin që ka shënuar mbi 100 gola për ekipet U15 dhe U16 të Bayernit (duke përfshirë ndeshjet miqësore) – të përfaqësojë njërën nga kombëtaret shqiptare.

“Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka udhëtuar në Mynih për bisedime dhe tani synon ta bindë Gashin të bashkohet sa më shpejt me kombëtaren A të Kosovës. Kosova, e cila ka mposhtur dy herë Suedinë në kualifikimet për Kupën e Botës, aktualisht ndodhet në vendin e dytë pas Zvicrës dhe ka shanse reale për t’u kualifikuar në Botërorin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, ka shkruar “BILD” të martën.

Gashi, që u shpërngul në Mynih me familjen e tij në vitin 2022, shpreson të kalojë së shpejti në ekipin e parë të Bayern Munich, ashtu si ish-bashkëlojtarët e tij Lennart Karl, 17-vjeçar, dhe Wisdom Mike, po ashtu 17-vjeçar – me të cilët formonte një “treshe tornado” që shkatërronte mbrojtjet kundërshtare në moshat e reja.

Hertha Berlin gjithashtu po mban shpresa që Gashi të ketë të ardhme në ekipin e parë të kampionëve të Gjermanisë.

Nëse sulmuesi regjistron 30 paraqitje në Bundesligë, Hertha do të përfitojë një bonus.

Falë një klauzole, klubi nga Berlini mund të përfitojë deri në 500,000 euro nga Gashi.

Sipas “BILD”, interesim për talentin kanë treguar edhe shumë klube të tjera si AC Milan, Atalanta Bergamo, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt, Freiburg, Augsburg, Paderborn, Fürth, Ajax Amsterdam, Fenerbahçe dhe Galatasaray Istanbul, Anderlecht, Basel, Young Boys dhe Salzburg.

FODA

Më shumë nga Sport

  • 22:54“Ju nuk mund të më ndalni”, Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzigu
  • 22:49Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”
  • 22:21Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje
  • 22:01Mourinho: Rinovimi i Viniciusit na gëzoi të gjithëve
  • 21:11Reali fiton ndeshjen e dytë në epokën Mourinho, mposhtin Ferencvarosin