Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Serbët ‘çmenden’ nga baneri unik i vendosur mbrëmë në “Fadil Vokrri”

GD
Gazeta Demos11 tetor 2025 në 15:39
Serbët ‘çmenden’ nga baneri unik i vendosur mbrëmë në “Fadil Vokrri”

Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sytë e të pranishmëve nuk u ndalën vetëm te fusha e blertë.

Një banderolë e vendosur në tribunë u bë simbol i mbrëmjes duke përcjellë një mesazh të fortë historik dhe patriotik.

Në sfondin e flamujve kuqezi dhe atyre të Kosovës, mbishkrimi i saj goditi zemrat e tifozëve shqiptarë

“90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë.

Kjo tregon edhe njëherë lidhjen e fortë dhe të pandashme të dy kombeve si Shqipëria dhe Kosova.

Gjithashtu ky mesazh vjen si një paralajmërim ndaj serbëve të cilët ditën e sotme luajnë ndaj kombëtares shqiptare.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, fituesit e vërtetë ishin vet ata, tifozeria dhe zemrat shqiptare.

Mirëpo, kjo banderolë nuk mbeti pa u përmendur edhe në Serbi.

Portali serb “ Telegraf ” e cilëson ‘skandaloze’ vendosjen e një baneri të tillë. Madje ky portal ia kushtoi një artikull të veçantë këtij baneri me titullin “Terroristë të UÇK-së dhe një baner i ri skandaloz në të ashtuquajturën ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë: I mbijetuam luftës” .

“Të ashtuquajturit futbollistë të Kosovës barazuan 0:0 me Slloveninë në ndeshjen e raundit të tretë të Grupit B në kualifikimet për Kupën e Botës në FIFA, dhe vetë dueli u shënua nga një banderolë skandaloze në tribuna.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe gjatë ndeshjes në rrethojat e tribunës u shfaq një banderolë në të cilën, përkrah stemës së Shqipërisë dhe imazhit të një pjesëtari të UÇK-së”, shkruan portali serb.

Sonte, Serbia e Shqipëria ndeshen në një ndeshje të zjarrtë në Leskovc, me fillim nga ora 20:45

Serbia

Më shumë nga Sport

  • 21:43Rashica drejt largimit nga Besiktasi?
  • 21:33Nuk bën pjesë as në Listën B, Edon Zhegrova zyrtarisht jashtë planeve të Juventusit
  • 21:03Mirlind Daku bën asist me kokë në ndeshjen e Kupës së Rusisë
  • 20:36FIFA i del në krah Infantinos – pritet t’ia mbulojë shpenzimet ligjore mes presionit në rritje
  • 20:12Vojvoda e eliminon Rrahmanin nga Kupa e Italisë