Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sami Ahmeti e dërrmoi Vogelin, por gjyqtarët e vlerësuan me barazim

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 17:11
Sami Ahmeti e dërrmoi Vogelin, por gjyqtarët e vlerësuan me barazim

Boksieri shqiptar, Sami Ahmeti, zhvilloj një meç fantastik të shtunën mbrëma.

Ai ishte afër të rrëmbente titullin e botës “WBO Junior”, por në fund gjyqtarët e vlerësuan duelin me barazim.

Ahmeti ishte më i mirë se kundërshtari dhe nga ajo që u pa, e meritoi fitoren, por gjyqtarët e vlerësuan me barazim.

Kjo ishte hera e parë që Ahmeti merr barazim. Ka nëntë fitore në boksin profesionist dhe asnjë disfatë.

Në Aschersleben të Gjermanisë, qytet me traditë 100 vjeçare në boks, i riu gjakovar u përballë me Julian Vogel për titullin e Botës në WBO në kategorinë super-welter. Luftoi në shtëpinë e Vogelit, duke treguar paraqitje fantastike dhe dominim absolut.

21-vjeçari kosovar është kampion i botës në WBC, titull që vazhdon ta mbajë, kurse 22-vjeçari gjerman mban titullin në WBO dhe e mbrojti atë për herë të tretë.

Merita për arritjet e mëdha të Sami Ahmetit ka Agron Kurtishi – Trajneri dhe Menaxheri që formëson kampionë në Fight Power Academy

Në botën e boksit profesionist, sukseset nuk lindin rastësisht. Pas çdo sportisti të madh qëndron një vizion, një disiplinë dhe një udhëheqje e palëkundur. Për Sami Ahmetin, një prej talenteve më premtuese të boksit shqiptar, ky udhëheqës është trajneri dhe menaxheri i tij, Agron Kurtishi.

Me përvojë të gjatë dhe një reputacion të ndërtuar me shumë mund, Kurtishi ka marrë përsipër jo vetëm përgatitjen teknike të Ahmetit, por edhe drejtimin strategjik të karrierës së tij. Lufta e radhës kundër gjermanit Julian Vogel është prova më e qartë se sa serioze dhe profesionale është kjo punë.

Boks

Më shumë nga Sport

  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja
  • 15:57Keq për Shqipërinë, lëndohet Qazim Laçi dhe humb ndeshjet e UEFA Nations League
  • 11:01Xhaka e pranon: Kisha frikë ta merrja vaksinën
  • 20:21Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
  • 20:01Ndodh në Turqi, sistemi i ujit aktivizohet gjatë aksionit të Besiktasit