Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Rrahmani operohet në Rumani – jashtë fushave për 7 deri në 10 ditë

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 17:16
Rrahmani operohet në Rumani – jashtë fushave për 7 deri në 10 ditë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, ka kaluar me sukses një operacion në këmbën e djathtë, të cilit iu nënshtrua të premten në kryeqytetin rumun, Bukuresht .

Ndërhyrja u realizua për heqjen e pllakës dhe vidave që i ishin vendosur pas një operacioni të mëparshëm në vitin 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia “KT Management”, e cila ka njoftuar se rikuperimi i Rrahmanit do të zgjasë rreth 7 deri në 10 ditë.

“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023. Ai do të jetë jashtë për një periudhë prej 7-10 ditësh. Ai do të jetë gati për sezonin e ri më i fortë se kurrë.”

Në njoftim gjithashtu është shprehur mirënjohje për stafin mjekësor që u kujdes për ndërhyrjen.

“Një falënderim i madh për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për gjithçka që kishin bërë që kjo ndërhyrje të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Më shumë nga Sport

  • 08:46Mourinho zbulon arsyen pse në vitin 2013 refuzoi Manchester Unitedin për Chelsean
  • 21:50Arteta e jep lajmin e gëzueshëm për tifozët e Arsenalit, pritet edhe një nënshkrim i ri pas Brunos
  • 16:56Nuk pati zgjidhje tjetër, portieri brazilian detyrohet të bëjë pritje me kokë
  • 16:52Sulmues milionësh që s’e kishte parë golin që një kohë të gjatë, sot shënoi dy në miqësore
  • 16:38Barcelona merr vendim për të ardhmen e yllit të ekipit